Lajme

Mushkolaj: Ose rritni rrogat, ose lejoni njerëzit t’i tërheqin paret e veta nga Trusti

04/07/2022 18:25
nga:Genita C

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka reaguar përsëri në lidhje me tërheqjen e parave nga Trusti, raporton GazetaBlic.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, Mushkolaj u shpreh se qeveria duhet sa më shpejt të veprojë dhe të ndalojë arsyetimet e kota.

“Ose rritni rrogat, ose lejoni njerëzit t’i tërheqin paret e veta nga Trusti. Qysh po mendon qeveria me jetu qytetarët në këtë krizë? Veproni, boll me arsyetime kot”, shkroi Mushkolaj në Facebook.