Portieri i skuadrës ukrainase, Shakhtar Donetsk, Anatoliy Trubin e ka quajtur Putinin vrasës pas aksionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.
Trubin ka treguar për CNN se shumë civilë përfshirë fëmijët janë vrarë nga pushtuesit rusë, shkruan GazetaBlic Sport.
“Më rrjedh gjak nga zemra. Shumë njerëz e fëmijë janë vrarë dhe nuk e kuptoj këtë”, tha fillimisht Trubin.
“Putini është një vrasës dhe nuk e kuptoj si është e mundur të ndodhë kjo”, deklaroi ai.
/GazetaBlic Sport.


