Kanë përfunduar dy gjysmëfinalet e para të Kupës së Kosovës.
Prishtina ka triumfuar ndaj Llapit me rezultat 2 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një gol i Micit nga penalltia që i dha fillimisht avantazhin skuadrës së Ibrakovic. Por, në pjesën e dytë, Llapi arriti të barazoi rezultatin poashtu përmes një penalltie.
Arbnor Ramadani shënoi për shifrat 1 me 1. Megjithatë, Prishtina nuk u dorëzua, atje ku në fund të ndeshjes shënoi edhe golin e fitores nëpërmjet Endrit Krasniqit.
Duhet cekur që Prishtina luajti tërë pjesën e dytë me një lojtar më pak, pasi që Agim Zeka u ndëshkua me karton të kuq në fund të pjesës së parë.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka folur pas ndeshjes, atje ku tha se do ta përmbysin rezultatin në ndeshjen kthyese.
“Pranuam një gol shumë herët dhe duhet që më pas të ishim të kujdesshëm. Nuk e shfrytëzuam epërsinë numerike në pjesën e dytë, madje edhe pranuam edhe gol. Mendoj se do ta përmbysim rezultatin në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Do të punojmë shumë për ndeshjen kthyese”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


