Sporti

Gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës, Prishtina dhe Drita fitojnë ndeshjet e para

04/07/2022 15:57
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy gjysmëfinalet e para të Kupës së Kosovës.

Prishtina ka triumfuar ndaj Llapit me rezultat 2 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një gol i Micit nga penalltia që i dha fillimisht avantazhin skuadrës së Ibrakovic. Por, në pjesën e dytë, Llapi arriti të barazoi rezultatin poashtu përmes një penalltie.

Arbnor Ramadani shënoi për shifrat 1 me 1. Megjithatë, Prishtina nuk u dorëzua, atje ku në fund të ndeshjes shënoi edhe golin e fitores nëpërmjet Endrit Krasniqit.

Duhet cekur që Prishtina luajti tërë pjesën e dytë me një lojtar më pak, pasi që Agim Zeka u ndëshkua me karton të kuq në fund të pjesës së parë.

Fitore me shumë vlerë arriti edhe skuadra e Dritës, me “Intelektualët” që triumfuan me rezultat 3 me 0 ndaj Ramiz Sadikut.

Albin Krasniqi, Hamdi Namani dhe Muharrem Jashari shënuan golat për skuadrën e Ardian Nuhiut.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në ndeshjet kthyese.

/GazetaBlic Sport/