Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka njoftuar se që nga fillimi i luftës në Ukrainë më 24 shkurt e deri më 7 prill, Rusia ka humbur 18.900 ushtarë.
Gjithashtu është njoftuar se rusët në këtë luftë kanë humbur 698 tanke, 1891 APC, 332 sisteme artilerie, 108 MLRS, 150 avionë dhe 135 helikopterë.
Ndërkaq Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka bërë të ditur se ushtria ruse ka humbur edhe 1358 automjete ushtarake, 55 mjete të mbrojtjes ajrore, 7 varka ushtarake, 76 depozita karburanti, 96 UAV taktike, 25 njësi pajisje speciale dhe 4 sisteme të lëvizshme SRBM.
Kjo është bërë e ditur në faqen “War in Ukraine”, ku po publikohen informacionet e fundit lidhur me situatën atje.
Kujtojmë se sot janë bërë 43 ditë që nga fillimi i sulmeve të para nga forcat ruse në territorin e Ukrainës


