I dërguari special i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, vuri në dukje se gjatë vizitave të tij në Berlin dhe Paris javën e kaluar, ai u pajtua me “partnerët në këto dy kryeqytete evropiane se Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane”.
Siç theksoi Lajçak, “Franca dhe Gjermania e kuptojnë se ne nuk mund të harrojmë Ballkanin Perëndimor dhe se po investojnë për t’i bërë realitet aspiratat evropiane të rajonit”.
Gjatë vizitës së tij në Berlin dhe Paris, Lajcak u takua ndër të tjera me ministren gjermane Ana Luhrmann, me Michael Roth dhe shumë të tjerë.


