Lajme

Hekuran Murati- opozitës: Në qeverisjet e juaja as konkurse s`keni hap, me listë keni punësuar njerëz në PTK e KEK

04/07/2022 11:14
nga:N M

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka folur për punësimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës e i cili ka mohuar se 128 të punësuarit në këtë Korporatë janë militantë të VV ose përkrahës të qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, ishte pikërisht Lëvizja Vetëvendosje që e ka “mbrojtur” KEK, sa ishte VV në opozitë, për t`i ndaluar punësimet sipas tij nga qeveritë e kaluara.

“A po e shihni në çfarë gjendje e keni pruar Telekomin me punësimet, me kontratën Z- Mobile. VV sa ishte në opozitë nuk ju ka lejuar që këtë ta bëni edhe në KEK. A ju kujtohet kur ka pasur konkurse në PTK e KEK- kurrë, se keni punësuar njerëz me lista. Me VV në qeveri ka konkurs në KEK dhe secili ka të drejtë ankese”, ka thënë ai ndër të tjera.

Sipas tij opozita nuk po ka ku t`i “kapet” Qeverisë për punën e saj, por po ‘shpikun’ se të punësuarit në KEK në fund, janë njerëz të VV-së.

“Nëse tre a katër veta koka të VV me disa foto të Lëvizjes ose të Qeverisë nuk do të thotë se të gjithë ata të tjerët janë të VV ose Qeverisë, por s`po keni çka tjetër dhe po ngjitni etiketa kinse janë të VV. S`ka të bëjë fare me VV, ky konkurs’, ka thënë ai ndër të tjera.

Besnik Tahiri, Qeverisë: Ku i keni ligjet që prekin jetën e qytetarëve – punoni naj sen, e keni marrë Kosovën me çelësa në dorë