Sporti

Preferon të luajë në La Liga, Haaland refuzon ofertën marramendëse nga Manchester City

04/07/2022 10:12
nga:Mergim Rreci

Sipas një raportimi të publikuar nga gazeta angleze The Telegraph, sulmuesi norvegjez Erling Haaland do të ketë refuzuar një propozim prej 30 milionë euro në sezon, neto, të ofruar nga Manchester City.

Vendimi i golashënuesit nordik do të bazohet në faktin se ai preferon të luajë në La Liga, duke mbetur i ndarë mes Real Madridit dhe Barcelonës, përcjell GazetaBlic Sport.

Haaland është në “radarin” e skuadrave më të mëdha evropiane dhe tashmë Dortmundi duket se është dorëzuar dhe ka pranuar largimin e tij.

/GazetaBlic Sport/