Lajme

Mitrovicë: Arrestohet një person pasi prishi 107 njehsorë në një banesë

04/07/2022 09:22
nga:Donika Fetahu

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë.

I njëjti u arrestua pasi që ndërhyri në njehsorë me ç‘rast në një banesë kolektive janë dëmtuar 107 njehsorë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Mitrovicë, 06.04.2022 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ndërhyrë, në njehsorë me ç ‘rast në një banesë kolektive janë dëmtuar 107 njehsorë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar n procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.