Sot zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Padyshim e gjithë vëmendja do të jetë te super ndeshja Prishtina – Llapi, ndeshje kjo e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, përcjell GazetaBlic Sport.
Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante, me dy skuadrat që fituan dy trofetë vitin e kaluar në futbollin tonë. Prishtina fitoi titullin, kurse Llapi triumfoi pikërisht në Kupën e Kosovës.
Gjyqtar kryesor për këtë takim është caktuar Shpëtim Murtezi me asistentët Fatlum Jashari dhe Gzim Mehmeti. Në VAR do të jenë Visar Kastrati dhe Besnik Morina.
Drita pritet të ketë punë pak më të lehtë me Ramiz Sadikun, por që në asnjë mënyrë skuadra nga e Liga e Parë nuk duhet të nënvlerësohet.
Duelin ndërmjet Dritës dhe Ramiz Sadikut do ta drejtojë Lirim Jashari me asistentët Drilon Rexhepi dhe Altin Zhegrova. Në VAR do të jenë Erdall Zasella dhe Eridin Podvorica.
Të dy takimet luhen në ora 14:00.
/GazetaBlic Sport/


