Showtime

“Masi jom provu vet, e di koston e çdo kontrolle”, Matoshi tregon për ndihmën ndaj një fëmije që po lufton me jetë

04/07/2022 08:39
nga:Donika Fetahu

Aktorja dhe deputetja kosovare, Adriana Matoshi komentohet shumë në mediat rozë.

Ajo së fundi u komentua shumë për ndarjen nga futbollisti belg.

Por përtej kësaj ajo ka vazhduar angazhimet e saj në jetë.

E së fundi ajo i ka dalë në ndihmë personave në nevojë.

Aktorja është mahnitur me vullnetin dhe gatishmërinë e njerëzve për t’u bashkuar rreth ndihmesës.

Sipas rrëfimit të saj, ka disa netë që nuk mund të bëjë gjumin e qetë, prej mendimeve se si të ndihmojë një djalë të vogël i cili po lufton me jetën dhe për momentin po mjekohet në Spitalin Amerikan në Tiranë.Fatmirësisht me ndihmën e disa personave, Adriana njofton se e kanë rikthyer shpresën te ajo familje.

“Ditën e sotit, kom me mbajt n’mend shumë shumë gjatë”, ka shkruar ajo.