Sporti

Çfarë kishte mbrëmë Neuer? Një ndeshje me plotë gabime, ashtu siç nuk e kemi parë kurrë porterin gjerman

04/07/2022 08:26
nga:Mergim Rreci

Villarreal ka befasuar Bayernin duke e mposhtur me rezultat minimal 1-0 me golin e Dunjamas në minutën e 8’të të takimit.

Ishte një paraqitje shumë e dobët nga bavarezët në pjesën e parë, kurse kishin disa raste në pjesën e dytë, por pa efektin e duhur, përcjell GazetaBlic Sport.

Një paraqitje për t’u harruar e kishte edhe portieri Manuel Neuer, i cili bëri disa gabime gjatë ndeshjes.

Mbas 62 minutash të luajtura, Gerard Moreno mund të shënonte një super gol, pas gabimit të tij.

Portieri gjerman ia kaloi topin lojtarit vendas tek gjysma e fushës, por Moreno nuk u tregua i saktë me portën e zbrazët.

Neuer bëri një gabim të madh edhe në një situatë tjetër, atje ku Villarreal e dërgoi topin në rrjetë, por goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

/GazetaBlic Sport/