Sporti

Benzema shkëlqen me hetrik në fitoren e Realit ndaj Chelseat, Bayerni befasohet nga Villarreal

04/06/2022 22:52
nga:E K

Kanë përfunduar dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve mes Villarreal – Bayern dhe Chelsea – Real Madrid.

Villarreal ka befasuar Bayernin duke e mposhtur me rezultat minimal 1-0 me golin e Dunjamas në minutën e 8’të të takimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Në anën tjetër, Real Madridi ka fituar me rezultat solid 1-3 në ‘Stamford Bridge’.

Benzema ishte protagonisti kryesor i natës së sotme me hetrikun e tij ndaj Chelseat.

Francezi realizoi në minutat (22′ 25′ dhe 46) të takimit.

Golin e vetëm për Chelsean e shënoi Kai Havertz duke e ngushtuar avantazhin e mysafirëve në minutën e 40’të të takimit.

/GazetaBlic Sport/