Sporti

Villarreal befason Bayernin, Real Madrid me epërsi minimale ndaj Chelseat pas pjesës së parë

04/06/2022 21:47
nga:E K

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të Ligës së Kampionëve mes Villarreal – Bayern dhe Chelsea – Real Madrid.

Villarreal ka befasuar Bayernin duke shkuar në pushim me avantazh minimal 1-0 me golin e Dunjamas në minutën e 8’të të takimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Në anën tjetër, Real Madridi ka epërsi me rezultat 1-2 në ‘Stamford Bridge’.

Benzema realizoi dy herë me kokë, fillimisht në minutën e 22’të e më pas në minutën e 25’të.

Për epilogun final të pjesës së parë shënoi Kai Havertz duke e ngushtuar avantazhin e mysafirëve në minutën e 40’të të takimit.

/GazetaBlic Sport/