Sot po mbahet Kuvendi Zgjedhor i FFK-së.
Kryetari momental dhe kandidati për një mandat tjetër, Agim Ademi ka folur para delegatëve të pranishëm, përcjell GazetaBlic Sport.
“Programi im është i hartuar së bashku me klubet. Ka qenë shumë e vështirë që të jem pasues i legjendës, Fadil Vokrri. Emri im dallon me atë të tij, por me punë jam munduar që të bëjë gjëra të mira. Do ta përmendim çdo herë atë dhe punën e tij. Kemi raporte të mira me institucionet e brendshme dhe ato të jashtme. Asnjë projekt nuk na është refuzuar nga UEFA dhe FIFA. Do të tentojmë që të bëjmë më të mirën në anën infrastrukturore si dhe në të gjitha fushat tjera”, tha Ademi.

“


