Karim Benzema tregoi anën e tij më emocionale, duke zbuluar lidhjen e tij të madhe me Zidane.
Ai tha se Zidane është si vëllai i tij i madh dhe se e ka ndihmuar shumë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Marrëdhënia ime me të [Zidane] është e veçantë, është shumë e fortë, ajo që thotë për mua më bën emocional. Ka filluar shumë kohë më parë… E kam takuar para se të ishte trajner. Është më shumë se miqësi, është pjesë e familjes sime, por kjo nuk e pengon atë të më kritikojë. Zidane është si vëllai im i madh, më ka ndihmuar shumë”, ka theksuar 34-vjeçari francez.



