Sporti

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka i pranishëm në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së

04/06/2022 10:27
nga:Mergim Rreci

Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës do të mbahet sot (e mërkurë) nga ora 11:00.

Kuvendi do të mbahet në ambientet e FFK-së, përcjell GazetaBlic Sport.

FFK-ja ka njoftuar ditën e djeshme se vetëm një medium do të lejohet që të jetë i pranishëm në sallën ku do të mbahet Kuvendi, i cili do të transmetohet drejtpërdrejte në Art Motion dhe faqen zyrtare të federatës, gjë për të cilën ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke kërkuar që të lejohet edhe pjesëmarrja e mediave tjera.

Sot, gazetarët nuk janë lejuar të futen as në oborrin e FFK-së, ngjarje kjo që nuk është parë asnjëherë më parë. 

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka tashmë ka arritur në ambientet e FFK-së, atje ku do të jetë i pranishëm në këtë Kuvend.

/GazetaBlic Sport/