Trajneri i Kombëtares së Holandës, Louis van Gaal gjatë një interviste në një televizion holandez ka njoftuar se është duke vuajtur nga sëmundja e kancerit, transmeton Gazeta Metro.
Ish trajneri i Manchester United, Louis van Gaal ka njoftuar në një intervistë në një televizion holandez se ka një formë agresive të kancerit të prostatës dhe tani është duke marrë trajtimet e duhura, transmeton GazetaBlic Sport.
Megjithatë, ai do ta drejtojë kombëtaren edhe në Kupën e Botës 2022 dhe pas kësaj do të largohet nga pozita e të parit tek “Tulipanët”.
Pasuesi i tij do të jetë Ronald Koeman, me kombëtaren e Holandës që e ka zyrtarizuar këtë gjë para pak minutash.
? Back as our coach from 2023: ?????? ??????! ??#Koeman2026 | @RonaldKoeman pic.twitter.com/iZhpXlLCHG
— OnsOranje (@OnsOranje) April 6, 2022


