Lajme

Ministri i Jashtëm hungarez bisedon me ambasadorin ukrainas

04/06/2022 08:46
nga:Donika Fetahu

Ministria e Jashtme hungareze ka thirrur në bisedë ambasadorin e Ukrainës, për shkak të, siç tha, deklaratave fyese ndaj qëndrimit të Hungarisë lidhur me luftën në Ukrainë.

“Është koha që udhëheqja ukrainase të ndalë fyerjet drejtuar Hungarisë dhe të pranojë vullnetin e popullit hungarez”, tha të mërkurën ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.

Ai iu referua fitores në zgjedhjet e 3 prillit të partisë në pushtet Fidesz të kryeministrit Viktor Orban.