Sporti

5 fitore në 5 ndeshje si mysafir, shkëlqimi i Liverpool në Ligën e Kampionëve

04/06/2022 08:07
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Liverpoolit ka fituar ndaj Benficas me rezultatin 1-3.

Liverpool mposhti Benfican në çerekfinalene e Ligës së Kampionëve me golat e Ibrahima Konate, Sadio Mane dhe Luis Diaz, kurse për skuadrën portugeze realizoi Nunes, përcjell GazetaBlic Sport.

“Reds” tani kanë arritur pesë fitore radhazi si mysafir në kompeticionin më të madh evropian për klube të futbollit, Ligën e Kampionëve.

Liverpool fiton pesë ndeshje radhazi jashtë fushe në Kupën Evropiane/Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga viti 1984.

Porto 1:5 Liverpool
Atl Madrid 2:3 Liverpool
Milan 1:2 Liverpool
Inter 0:2 Liverpool
Benfica 1:3 Liverpool

/GazetaBlic Sport/