Lajme

Stoltenberg: Suedia dhe Finlanda janë të mirëpritura në NATO

04/06/2022 01:10
nga:Gazeta Blic

Aleatët e NATO-s do të mirëpresin Finlandën dhe Suedinë në aleancë nëse vendosin të anëtarësohen.

Por çdo lëvizje e tillë varet nga të dy vendet, tha të martën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shkruan Reuters.

“Është e tyre të vendosin sigurisht, por nëse aplikojnë, unë pres që 30 aleatët do t’i mirëpresin ata”, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi.

Ai tha se NATO ka të ngjarë të gjejë mënyra “për të adresuar shqetësimet që mund të kenë në lidhje me këtë periudhë të ndërmjetme ndërmjet aplikimit dhe deri në ratifikimin e fundit (nga aleatët)”, duke iu referuar hakmarrjes së mundshme ruse përpara se dyshja të ishin plotësisht nën mbrojtjen e NATO-s.