Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka folur në lidhje me punësimet e fundit në KEK.
Krasniqi thotë se për VV-në nuk është problem nepotizmi dhe punësimi partiak, sipas tij, në kohën kur janë ndarë në vitin 2019, Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje janë transformuar ideologjikisht, njofton Klankosova.tv.
“Herën e fundit në vitin 2019 para se qeveria Kurti dhe Vetëvendosje, ne kemi paralajmëruar që në mënyrën se si është transformuar ideologjikisht Lëvizja Vetëvendosje dhe zoti Kurti pashmangshëm ka me përfundu në rihapje të shtetit në rikthimin të punësime familjare partiake, njerëzve të besueshëm, thjeshtë pse janë pjesë e partisë, e jo të cilësive të tyre”, është shprehur Krasniqi.
“Dhe nëse dikur nepotizmi dhe punësimi partiak ka ndodh si fshehtas, për Vetëvendosjen nuk është problem kjo punë, madje as nuk flasin për këtë punë, në thelb ata ideologjikisht besojnë që vetëm njerëzit të cilët i kanë të afërt, të cilët kanë besnikëri ndaj partisë duhet t’i punësojnë dhe t’i përfshijnë nëpër institucione”, shtoi ai.
“Sot po na del një gjykim që na e kemi bërë para tri vjetësh, kur kemi thënë ne që ka me punësuar krejt familjarë dhe besnikë të partisë, na kanë thanë që sepse është ideologjia e tillë, që nuk beson misionit të tyre historik për me çliru shtetin, nuk munden me ja besuar kurkujt tjetër, përveç atij që e ka dëshmuar besnikërinë ndaj partisë, dhe shpeshherë ai mund të jetë edhe familjari”.
“Të gjitha pozitat janë kyçe i kanë kapë me njerëz të partisë dhe familjar, kur i bën pozitat kyçe, kur e çon këtë sinjal që misionin tonë historik, mundemi me dërgu përpara vetëm me njerëzit e partisë, se nuk mundemi t’i besojmë askujt, ky bëhet kriter në secilin shkallë, në secilin vend ku ki pushtet, secilin mekanizim këqyr me i marrë njerëzit e besueshëm, ky është mesazhi i partisë, mirëpo kjo nënkupton kapje më të madhe të shtetit nënkupton kontroll të madhe të shtetit që e kemi pasë”.


