Skuadrat angleze kanë triumfuar në Ligën e Kampionëve.
Manchester City ka arritur një fitore të mundimshme ndaj Atletico Madridit, shkruan GazetaBlic Sport.
“Citizens” fituan ndaj Atletico Madridit me rezultatin e ngushtë 1:0.
Anglezët kishin dominimin gjatë gjithë ndeshjes, por hasën në shumë vështirësi deri tek goli, pasi mbrojtja e Atletico Madridit ishte mjaft e ngjeshur. Goli i avantazhit erdhi pas 70 minutave lojë, kur Kevin De Bruyne realizoi pas asistimit të Phil Foden.
Ndërkohë në Portugali, Liverpooli mposhti Benfican me rezultatin 1-3.
“Reds” shkuan në pushim me avantazhin 0:2, me golat e Ibrahima Konate dhe Sadio Mane, teksa me të filluar pjesa e dytë, Nunez ngushtoi avantazhin me golin e tij.
Në fundin e takimit shënoi Luis Diaz, i cili u përkujdes që ta vuloste fitore e ekipit të Klopp.
Ndeshjet e kthimit luhen javën e ardhshme.
/GazetaBlic Sport


