Lajme

Demhasaj: Qeveria momentalisht ka dy dokumente të rëndësishme përpara, Kodin Civil e Ligjin për Paga

04/05/2022 22:03
nga:Q R

Analisiti, Arton Demhasaj ka thënë se Qeveria momentalisht ka dy dokumente të rëndësishme përpara, Kodin Civil dhe Ligjin për Paga.

Demhasaj tha se këto dy dokumente duhet që të marrin energjinë dhe kohën e duhur dhe jo të vonohen.

Sipas tij, sa më shpejt që vijnë në Kuvend këto dy dokumente dhe hyjnë në fuqi e ndihmojnë Qeverinë.

“Dy dokumentet më të rëndësishme që kjo qeveri momentalisht i ka përpara është Kodi Civil dhe Ligji për Paga. Këto dy dokumente duhet të marrin energjinë edhe kohën e duhur por nuk duhet të vonohen për shkak që po na duhet kohë sepse janë të rëndësishme dhe sa më shpejt që vijnë në kuvend dhe hyjnë në fuqi e ndihmojnë edhe Qeverinë”, tha Demhasaj në Teve1.