Asosacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar vendimin për mbylljen e dyerve për gazetarët sportiv në Kuvendin Zgjedhor të FFK’së që mbahet nesër nga ora 11:00.
Kryetari aktual, Agim Ademi është kandidati i vetëm në këto zgjedhje, ndërkohë FFK ka vendosur që ky Kuvend Zgjedhor të mbahet pa praninë e mediave, teksa do të transmetohet vetëm në ‘Art Motion’, përcjell GazetaBlic Sport.
AGK ka dënuar këtë sjellje këtë vendim nga FFK, teksa arsyetimin e quan të paqëndueshëm.
“AGK-ja dënon vendimin për mbylljen e Kuvendit të FFK-së për gazetarët dhe mediat
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me shqetësim vendimin e Federatës së Futbollit të Kosovës për të mbyllur punimet e Kuvendit zgjedhor për gazetarë dhe media, të paraparë për 6 prill.
Sipas njoftimit të FFK-së, vetëm një transmetues do të lejohet në atë hapësirë, por asnjë gazetar.
Arsyetimi i hapësirës është i paqëndrueshëm, pasi që ngjarje të ngjashme janë mbuluar edhe në të kaluarën nga të gjitha mediat e interesuara. Një mbyllje e tillë pamundëson raportimin profesional nga vendi i ngjarjes, për një ngjarje të rëndësishme dhe me interes publik.
AGK-ja kërkon nga FFK-ja të rishqyrtojë vendimin dhe të lejojë gazetarët dhe mediat të kryejnë punën e tyre të papenguar”, njofton AGK.
/GazetaBlic Sport


