Sporti

Ministri i Egjiptit tregon se cila do të jetë e ardhmja e Mohamed Salah

04/05/2022 15:08
nga:Mergim Rreci

Mohamed Salah tashmë do të ketë vendosur të ardhmen e tij dhe do të pranojë rinovimin me Liverpool.

Këtë gjë e ka konfirmuar ministri egjiptian i sportit, i cili ka zbuluar një bisedë mes tyre, përcjell GazetaBlic Sport.

Largimi i sulmuesit mori vrull pas CAN në janar, në të cilin Egjipti humbi në finale ndaj Senegalit. Ministri Ashraf Sohbi tani ka supozuar se e ka përforcuar këtë ide, pasi Egjipti, i udhëhequr nga Carlos Queiroz, nuk arriti të kualifikohej në Botërorin e Katarit, duke humbur sërish ndaj Senegalit, por Salah e hodhi poshtë këshillën.

Salah ka një kontratë me vlerë rreth 400,000 £ (479,000 €) në javë.

“Isha me Salah pas ndeshjes me Senegalin dhe i thashë që ta linte eliminimin pas shpine dhe të qëndronte i fokusuar në punën e tij. I thashë të kalojë në një klub tjetër, por rruga e tij do të jetë rinovimi me Liverpool. Ka fushata për ta denigruar atë, por unë i thashë të mos u kushtonte vëmendje atyre”, tha ai për një radio egjiptiane.

/GazetaBlic Sport/