Sporti

Lajme të mira për Bayernin, Alphonso Davies rikthehet si titullar në ndeshjen e nesërme ndaj Villarrealit

04/05/2022 14:23
nga:Mergim Rreci

Bayern Munich do ta zhvillojë nesër ndeshjen e parë ndaj Villarrealit.

Kjo ndeshje vlen për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Tek bavarezët tashmë ka një lajm të mirë, me Alphonso Davies që do të kthehet në formacionin titullar, pas problemeve që kishte me zemrën.

Julian Nagelsmann thotë se Alphonso Davies është i gatshëm për këtë takim dhe beson se do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë.

“Unë jam i prirur ta kem atë në 11-shen fillestare”, tha trajneri.