Marko Simonovski e ka fituar çmimin “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës.
Sulmuesi maqedonas pati paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren e rëndësishme rë skuadrës së tij kundër Ulpianës si mysafir, me rezultat 3:2. Marko Simonovski realizoi dy gola në minutat 25-të dhe 59-të, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas fitores në Lipjan, Drita renditet në pozitën e dytë, me 49 pikë.


