Sporti

Fabrizio Romano jep lajmin e madh, Sven Botman mund të konsiderohet futbollist i ri i Milanit

04/05/2022 12:18
nga:Mergim Rreci

AC Milan është tashmë shumë afër përfundimit të marrëveshjes së Sven Botman si nënshkrimi i parë për sezonin e ardhshëm.

Këtë gjë e ka konfirmuar para pak mintuash eksperti i transferimve, Fabrizio Romano, shkruan GazetaBlic Sport.

Bisedimet janë avancuar siç është planifikuar prej muajsh dhe tashmë kanë mbetur vetëm disa detaje.

Futbollisti ka pranuar propozimin e klubit dhe ka mbetur vetëm që të ketë edhe një marrëveshje mes dy klubeve.