Lajme

Von der Leyen dhe Borrell do të shkojnë në Ukrainë për ta takuar Zelenskyn

04/05/2022 12:10
nga:Gazeta Blic

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, bashkë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, do të udhëtojnë për në Kiev këtë javë për t’u takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas raportimeve për krime lufte nga trupat ruse në Bucha.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Bashkimit Europian, Eric Mamer, përmes një njoftimi në Twitter.

“Presidentja von der Leyen dhe Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell do të vizitojnë Kievin këtë javë për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymir Zelensky, përpara ngjarjes së të shtunës “Stand Up For Ukraine” në Varshavë”, ka shkruar Mamer në Twitter.