Lajme

Agim Aliu zgjedhet kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës

04/05/2022 11:34
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, nga sot do të jetë edhe kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar vet Aliu.

“Po, sot në Kuvendin Zgjedhor jam zgjedhur kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës”.

Klani mëson se sot është zgjedhur edhe bordi i këtij asociacioni i përbërë nga dy anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dy anëtarë nga Partia Demokratike e Kosovës dhe një nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Disa nga emrat e përzgjedhur në bord janë:

Imri Ahmeti-LDK;

Shaqir Totaj -PDK;

Bali Muharremaj-AAK