Sporti

Gianluca Rocchi thotë se gjyqtari Massimiliano Irrati nuk gaboi në ndeshjen, Juventus – Inter

04/05/2022 11:15
nga:Mergim Rreci

Gianluca Rocchi thuhet se ka miratuar vendimet e gjyqtarit Massimiliano Irratit, gjatë ndeshjes Juventus-Inter.

Ishte një nga ndeshjet më emocionuese dhe më të diskutueshme të sezonit në “Allianz Stadium” të dielën kur Interi mposhti  Juventusin falë një goli të Hakan Calhanoglu nga penalltia, shkruan GazetaBlic Sport.

Reprezentuesi turk duhej të gjuante dy herë nga penalltia. Ai humbi të parën, por iu dha një mundësi për ta rimarrë atë, sepse Matthijs de Ligt kishte hyrë në zonë përpara se të prekte topin.

Sipas La Gazzetta dello Sport, udhëheqësi Gianluca Rocchi beson se Irratti nuk bëri gabime në Torino të dielën mbrëma, megjithëse ndonjëherë kishte nevojë për ndihmë nga VAR.

Tifozët e Juventusit kërkuan një penallti në pjesën e dytë, por Rocchi beson se është e paqartë nëse Alessandro Bastoni prek Denis Zakaria brenda apo jashtë zonës.

/GazetaBlic Sport/