Lajme

Ministri Sveçla priti në takim lamtumirës Gjeneralin e NATO-s, Jörg Rüter

04/05/2022 10:16
nga:Donika Fetahu

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti Drejtorin e Këshillit të NATO-s Jörg Rüter dhe ekipin Ndërlidhës, raporton GazetaBlic.

Gjenerali Jörg Rüter dhe pasardhësi i tij Joachim Hoppe, janë në përfundim të mandatit në Kosovë.

Me këtë rast, ministri Sveçla shprehu mirënjohjen e tij për gjeneralin Jörg Rüter, për bashkëpunim të shkëlqyer në avancimin dhe forcimin e kapaciteteve të sigurisë institucionet, dhe i uroi suksese në karrierën e tij të mëtutjeshme duke i siguruar këtë bashkëpunim do të vazhdojë më tej me gjeneralin Joachim Hoppe, shkruante në komunikatën për Media.

Në këtë takim u bisedua për sigurinë e Kosovës dhe rolin e NALT-it, në mbështetje të institucioneve, me theks të veçantë tek ndërtimi i kapaciteteve në fushën e sigurisë.

Ministri Sveçla shprehu përkushtimin e tij maksimal që në koordinim dhe bashkëveprim me aleatët tanë, të ofrojë siguri për të gjithë vendin, qytetarët tanë dhe të shtyjnë përpara aspiratat e shtetit tonë në integrimin euro atlantik.