Një nga emrat e mëdhenj në historinë e fundit të Manchester United, Wayne Rooney ishte këtë të hënë i ftuar në Sky Sports.
I pyetur se kush duhet të pasojë Ralf Rangnick, anglezi nuk kishte dyshime, përcjell GazetaBlic Sport.
“Mendoj që Pochettino. Ai e njeh Premier Ligën, ka bërë punë të mirë te Tottenham dhe Southampton, me shumë lojtarë të rinj. Kështu që unë do t’i jepja atij një shans, edhe duke marrë parasysh mundësinë e Erik Ten Hag [Ajax]. Nëse i jepni kohë, e cila është e nevojshme për të gjithë, e di që do të bëjë mirë”, shpjegoi ai.
Duhet mbajtur mend se Mauricio Pochettino është aktualisht në sezonin e tij të dytë në PSG, dhe këtë sezon ai ka vetëm një shans për të fituar Ligue 1. Më parë, ai kishte shtatë sezone në Tottenham, një e gjysmë në Southampton dhe pesë e gjysmë në Espanyol.
/GazetaBlic Sport/


