Lufta që ngjau në Kosovë gjatë viteve 98-99 nuk ka mbaruar për të gjithë. Të paktën jo për një pjesë të ushtarëve kosovarë, përfshirë ata në Ferizaj.
Forcën e Kosovës sikur edhe operacionin e NATO-s, KFOR-in, po i mbajnë të zënë minat dhe mjetet tjera shpërthyese që mbetën pas.
Këta bashkë u mblodhën të hënën në Parkun e Lirisë të kësaj komune për të shënuar ditën ndërkombëtare për ndërgjegjësimin për dominim.
Siç tregon drejtori i Qendrës Kombëtare të Deminimit, Ahmet Sallova, prej vitit 1999, mbi 59 milion metër katror janë pastruar, e janë demoluar mvi 92 mijë mina dhe mjete tjera eksplozive. Sipas tij, punë të madhe kreu edhe FSK-ja, vetë.
“FSK ka intervenuar në 3763 raste dhe ka demoluar 5571 mjete të ndryshme eksplozive.”
Se asgjësimi i eksplozivëve është çështje jetike për sigurinë e vendit, tregojnë edhe shifrat e atyre që pësuan prej luftës e këndej. 117 persona janë vrarë, e 468 të tjerë janë lënduar.
Që ky numër mos të rritet, FSK ka ende punë në 74 zona. Krejt këto parashihet të pastrohen deri në fund të 2024.


