Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka ironizuar me punësimet e Vetëvendosjes në KEK, duke thënë se u punësuan 100 ekspertë, shkruan Gazeta Blic.
Më tutje ai vazhdon duke thënë, se Bordi i Drejtorëve të KEK nesër do ti ndajnë mirënjohje Kryeshefit Ekzekutiv të KEK.
Ky është postimi i tij i plotë:
Lajmi fundit
Më në fund fillon çlirimi dhe çkapja e KEK-ut!
Në konkursin e fundit një gamë e mbi 100 ekspertëve dhe profesionistëve i janë bashkuar këtij gjigandi energjetik për t’i kthyer lavdinë e dikurshme!
Bordi i Drejtorëve të KEK nesër do ti ndajnë mirënjohje Kryeshefit Ekzekutiv të KEK, për menaxhimin e koorporates me theks të veçantë të procesit të fundit lidhur me pranimin e punëtorëve të rinj përmes një procesi transparent, të barabartë, paanshëm dhe të drejtë.
1 prill 2022!


