Sporti

Bayern luajti për disa sekonda me 12 lojtarë, Freiburg vjen me ankesë zyrtare!

04/04/2022 18:59
nga:L J

Freiburg ka dërguar ankesë në lidhje me humbjen e tyre ndaj Bayern Munich, pasi ekipi bavarez luajti me 12 lojtarë në ndeshjen e Bundesligës për disa sekonda.

Freiburgu thotë se ata kanë apeluar rezultatin e humbjes së tyre 4-1 ndaj Bayern Munichut pasi kampionët e Bundesligës nxorrën lojtarin e 12-të gjatë pjesës së dytë.

Një ngatërresë midis zëvendësimeve të Julian Nagelsmann çoi në hyrjen e një lojtari shtesë në fushë në minutat e fundit. Ndeshja vazhdoi dhe Bayern siguroi fitoren, por tani rivalët e tyre thonë se synojnë të argumentojnë që rezultati i lojës të mos vlejë.

/GazetaBlic Sport