Lajme

“Kosova duhet ta ketë vetëm një prioritet – anëtarësimin në NATO”

04/04/2022 11:21
nga:N M

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në 73 vjetorin e themelimit të NATO-s, tha se Kosova duhet ta ketë vetëm një prioritet, anëtarësimin në Aleancë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Hoxhaj ndër të tjerash shprehu mirënjohje për NATO-n, dhe e falënderoi për intervenimin që ndali gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

Postimi i plotë:

73 vjet nga themelimi i NATO-s, aleancës më të suksesshme në historinë moderne, në shërbim të sigurisë dhe paqes në botë. Sot, si kurrë më parë rendi evropian është në kërcënim serioz, pas agresionit rus në Ukrainë dhe poaq është edhe siguria globale. Tani, Kosova duhet ta ketë vetëm një prioritet; ANËTARËSIMIN NË NATO! Në këtë përvjetor, shprehim mirënjohjen dhe falenderimin e përjetshëm ndaj NATO-s për intervenimin që ndali gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

Fotografi nga vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Kosovë në vitin 2017

Festa me armë për Vuçiqin në veri të Mitrovicës, Policia e Kosovës nis hetimet