Sporti

Inzaghi: Ne po e ndjekim Milanin dhe Napolin

04/04/2022 11:50
nga:E K

Interi arriti një fitore të madhe dje ndaj Juventusit.

Skuadra e Inzaghit fitoi me rezultat 1-0 ndaj “Zonjës së Vjetër” për të vazhduar garën për titull, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, trajeri i Interit, Simone Inzaghi deklaroi se “Nerazzurët” janë në ndjekje të Milan dhe Napolit.

“Është një hap themelor për ne. Ne po ndjekim Milanin dhe Napolin, e dimë që kemi lëshuar pikë së fundmi, por do të përpiqemi t`i rikuperojmë ato në tetë ndeshjet e mbetura”, tha Inzahgi pas ndeshjes.

“Kam një kontratë dy vjeçare, klubi tashmë më ka kërkuar të vazhdoj, por i kam kërkuar që të presin në fund të sezonit. Sipas mendimit tim, kontratat vlejnë shumë”, deklaroi ai.

/GazetaBlic Sport/