Lajme

Kryeministri Hungarez shpall kundërshtarë Zelenskyn dhe burokratët e Brukselit

04/04/2022 10:36
nga:Donika Fetahu

Kryeministri nacionalist i Hungarisë, Viktor Orbán e shpalli fitoren në zgjedhjet parlamentare të së dielës, duke thënë se ai e kishte mbrojtur “lirinë dhe sovranitetin e Hungarisë” me partinë e tij Fidesz.

I rrethuar nga anëtarët kryesorë të partisë, Orban, 58 vjeç, tha se ata kishin fituar zgjedhjet pavarësisht nga të gjitha perspektivat e këqija. “Ne kemi arritur një fitore aq të madhe sa mund të shihet edhe nga hëna”, tha ai.

Rezultatet paraprake pas numërimit të 98 përqind të votave në listat e partive kombëtare treguan se partia Fidesz e Orbanit kryeson me 53.1 përqind, krahasuar me 35 përqind për aleancën e opozitës gjashtëpartiake të Peter Marki-Zay. Fidesz ka avantazh edhe në 88 nga 106 njësitë zgjedhore në të cilat zgjidhet një deputet.

Në fjalimin e tij të fitores, Orban kritikoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe burokratët e Brukselit, duke i quajtur ata “kundërshtarë”, raporton BBC.

Hungaria ndan një kufi me Ukrainën dhe deri më tani ka pranuar më shumë se gjysmë milioni refugjatë. Orban këmbëngul të ndihmojë njerëzit, por refuzon të çojë armë në Ukrainë. Ai pretendon se kështu e mban Hungarinë jashtë luftës.

Zelensky ka kritikuar vazhdimisht politikat e Orban.

“Dua të ndalem këtu dhe të jem i sinqertë. Një herë e përgjithmonë. Ju duhet të vendosni vetë me kë jeni”, tha Zelensky më 25 mars, duke folur për Hungarinë.

Zelensky më pas i bëri thirrje Hungarisë që të ndalojë hezitimin për sanksionet.