Lajme

Presidenti francez: Duhet të vendosim sanksione të reja ndaj Rusisë

04/04/2022 09:11
nga:Donika Fetahu

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se ka “të dhëna të qarta” sot që tregojnë për krimet e luftës në Ukrainë dhe ushtria ruse duket se është përgjegjëse.

Ai tha se nevojiten sanksione të reja në përgjigje të asaj që ka ndodhur në Bucha.

Macron shtoi se Franca do të duhet të koordinohet me aleatët evropianë.

“Ata që janë përgjegjës duhet të paguajnë për atë që ndodhi”, tha ai, shkruan SkyNews.