Interi ka nënshkruar kontratë me portierin e Ajax, Andre Onanan, por e ardhmja e Handanovic nuk dihet.
Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, Interi tashmë ka nënshkruar me Andre, për sezonin e ardhshëm.
Inter ka nënshkruar me portierin e Ajax, si një transferim i lirë për sezonin tjetër.
Në lidhje me këtë foli portieri aktual, i cili tha se nuk ka problem për të.
“Nuk është problem për mua, dua vetëm që Interi të jetë i fortë”, ishin fjalët e Handanovic.
Ai ka kontratë deri në qershor të këtij viti dhe shpreson të rinovojë.
“Më mbaron kontrata në qershor, shpresoj të arrijmë një marrëveshje, por asgjë nuk është vendosur”, vazhdoi ai.
Slloveni u transferua nga Udinese te Interi në qershor të vitit 2012.


