Sporti

Frashëri lirohet nga spitali, portierin e vizitojnë kryetari i Komunës dhe kryetari i klubit

04/03/2022 23:04
nga:L J

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj bashkë me presidentin e Ballkanit, Arsim Kabashi kanë vizituar portierin Stivi Frashëri, pas sulmit në Gjilan.

Muharremaj thotë se Stivi do të kthehet edhe më i vendosur në fushë.

Kryetari po ashtu ka publikuar foto ku shihen të tre së bashku, derisa gjendja e tij shëndetësore duket e mirë.

Njoftimi i plotë:

Stivi Frashëri, portieri i FC “Ballkani” do të kthehet edhe më i vendosur në fushë.

Me Presidentin e Klubit Arsim Kabashin i uruam sonte, që fitoret bashkë me lojtarët e klubit të vazhdojnë më tutje.

Secili qytetar në Komunën e Suharekës, secili tifoz i Xhebrailave, dhe secili sportdashës është sonte me Stivin.

Do të kthehemi me dashuri, me përkushtim, dhe me profesionalizëm për të qenë gjithmonë qyteti i kampionëve.