Policia e Kosovës ka arrestuar edhe tre persona të tjerë në lidhje me sulmin ndaj portierit, Stivi Frashëri sot gjatë ndeshjes Gjilani-Ballkani.
Zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani ka konfirmuar se janë arrestuar edhe tre persona në lidhje me sulmin e sotëm ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri nga tifozët e Gjilanit.
“Edhe tre persona të tjerë janë arrestu në lidhje me rastin që ka ndodhur sot në ndeshjen Gjilani-Ballkani”, konfirmoi Ismet Hashani për ‘GazetaBlic Sport’.
Numri i të arrestuarve shkon në katër, pasi më herët është arrestuar edhe një person tjetër.
Kujtojmë se portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri u sulmua nga tifozët e Gjilanit pas golit të Enea Koliçit, me ç’rast mori disa goditje dhe përfundoi në spital me urgjencë.
Frashëri është liruar nga spitali, mirëpo do të vazhdojë me trajtimin e mëtutjeshëm.
/GazetaBlic Sport


