Lajme

Mbi 50 autobusë nga Kosova shkuan sot në Serbi

04/03/2022 20:51
nga:Q R

Mbi 50 autobusë vetëm deri në orën 13:00 u nisën për në Serbi. Qytetarët serb të veriut të Kosovës shprehën pëlqimet dhe pakënaqësitë e tyre.

Në autobusët të ndarë me numra, janë vendosur qytetarët serbë, të cilët shkuan në Serbi.

Kjo, për të votuar për zgjedhjet parlamentare e presidenciale.

E disa prej tyre janë të lumtur që po shkojnë familjarisht atje.

Ndërsa të tjerë po shprehin pakënaqësitë e tyre.

Deri në orën 13.00 kanë shkuar rreth 50 autobusë, ndërkaq sipas koordinatorëve në këtë pikë, gjatë gjithë ditës pritet që të shkojnë 156 autobusë.

Ndërsa udhëtimi i tyre u monitorua nga KFOR-i e OSBE.

Ndërkaq në pikën kufitare në Jarinje, qytetarët serb pritën në radhë për të shkuar në Serbi.

Përveç autobusëve udhëtuan edhe shumë makina.

E kjo bëri që kolonat gjatë ditës në pikat kufitare të zgjasin deri në një orë.

Madje edhe për t’u kthyer, pati kolona të gjata.

E situata ka qenë e qetë dhe nuk është raportuar për asnjë incident.