Sporti

Stivi Frashëri lirohet nga spitali, por do të vazhdojë me trajtim të mëtutjeshëm

04/03/2022 21:05
nga:L J

Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri është liruar nga spitali rajonal i Gjilanit ku qëndroi nga pasdita e sotme.

Stivi Frashëri është sulmuar sot nga disa tifozë të Gjilanit gjatë ndeshjes mes Gjilanit dhe Ballkanit në Superligën e Kosovës në futboll. Ai u sulmua nga dy tifozë, me ç’rast mori lëndime dhe u dërgua në spital me urgjencë.

Nga Spitali i Gjilanit konfirmuan se Frashëri kishte shtypje në kokë.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se Stivi Frashëri është liruar nga spitali, por ai do të vazhdojë të trajtohet pas goditjeve që ka marrë sot.

Ai nesër do t’i nënshtrohet analizave dhe rezonancave të tjera të cilat do të ndihmojnë në shërimin e tij.

/GazetaBlic Sport