Zyrtari i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani ka theksuar se autorët e sulmit ndaj portierit, Stivi Frashëri ende nuk janë kapur, por Policia e Kosovës po bën të pamundurën që ta bëjë një gjë të tillë.
Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri u sulmua nga tifozët e Gjilanit pas golit të Enea Koliçit, me ç’rast mori disa goditje dhe përfundoi në spital me urgjencë, shkruan GazetaBlic Sport.
Disa tifozë sulmuan portierin, por ata akoma nuk janë kapur nga organet e rendit.
E TMERRSHME/ Momenti kur tifozi i Gjilanit e sulmon Stivi Frashërin
Ismet Hashani, zyrtar i Policisë në Gjilan ka folur për ‘GazetaBlic Sport’, ku ka theksuar se po punojnë intensivisht për të kapur autorët.
“Nuk e di a është arrestu, Policia është t’u punu intensivisht, njesitet janë në vend të ngjarjes”, tha Hashani.
LAJMI I FUNDIT/ Flet Idriz Hajrizi nga Ballkani: Jam në spital me Frashërin


