Ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit është suspenduar pas skandalit që ndodhi në stadiumin e qytetit në Gjilan pas golit të Koliçit.
Tifozët e Gjilanit u futën në stadium pas golit të Koliçit, me ç’rast edhe sulmuan portierin kundërshtar, Stivi Frashërin, shkruan GazetaBlic Sport.
Pamjet e transmetuara në Art Motion tregojnë qartazi se si dy tifozë të Gjilanit e kanë sulmuar Stivi Frashërin. Pas sulmut, Stivi Frashëri u dërgua me urgjencë në spital, pasi kishte pësuar goditje në trupin e tij.
Në lidhje me këtë sulm të papranueshëm ka folur edhe zyrtari i Ballkanit, Idriz Hajrizi , i cili tha se është në spital momentalisht me portierin e dëmtuar, Stivi Frashërin.
“S’e di as vet si është gjendja, jam me të në emergjencë”, tha shkurtimisht Idriz Hajrizi për ‘GazetaBlic Sport’.
E TMERRSHME/ Momenti kur tifozi i Gjilanit e sulmon Stivi Frashërin


