Florian Marku i vërtetoi edhe njëherë tjetër botës, aftësitë e tij si boksier.
“Albanian King” fitoi ndaj britanikut, Chris Jenkins të cilin e nokautoi në raundin e 4’të të duelit, duke arritur kështu të mbrojë titullin kampion bote në ‘welterweight’, shkruan GazetaBlic Sport.
Boksieri shqiptar me këtë fitore shkoi në kuotën e 11 fitoreve dhe vetëm një barazimi kurse ende nuk ka shijuar humbjen në karrierën e tij.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar Markun duke e quajtur kampion të pamposhtur përmes një postimi në Instagram.



