Fit&Sexy

Për një trup të hollë dhe të tendosur, gjithçka që ju nevojitet është vetëm një jastëk!

04/03/2022 09:09
nga:Donika Fetahu

Provoni këto nëntë ushtrime të thjeshta që do t’i adhuroni

Vera po afron dhe ka gjithnjë e më pak kohë për të sjellë trupin në top formë.

Nëse një nga arsyetimet për të filluar ushtrimin ishte mungesa e rekuizitave adekuate, vendosëm t’ju demaskojmë dhe të tregojmë se rekuizitat janë vetëm një justifikim, transmeton Telegrafi.

Për një trup të hollë dhe të tendosur, gjithçka që ju nevojitet është vullneti dhe një jastëk si rekuizitë perfekte.

Domethënë, ushtrimet në shtëpi kanë përfitime të shumta, përveç të tjerash, edhe mundësinë për të ushtruar kur duam dhe sa mendojmë se është e mjaftueshme për ne.

Ne ju sjellim nëntë ushtrime të shkëlqyera me një jastëk që mund t’i praktikoni çdo ditë.

Sipas udhëzimeve të instruktorit të fitnesit, mjaftojnë vetëm nëntë përsëritje të çdo ushtrimi një herë në ditë që rezultatet të jenë të jashtëzakonshme…